Daut Haradinaj, nënkryetar i AAK-së ka deklaruar se e përkrah protestën e 7 gushtit të OVL-së së UÇK-së kundër Gjykatës Speciale dhe ka konfirmuar se do të marrë pjesë.
Ai ka ftuar qytetarët që të dalin në këtë protestë, për t’i dhënë përkrahje ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
“Është koha që t’i themi jo këtyre padrejtësive, të cilat bazohen mbi provat dhe argumentet e aparaturës më famëkeqe të shekullit të kalum, të Millosheviqit”, ka thënë Haradinaj.