Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Hajdari: Hetuesit morën materialin e blerjes së rezervave pa certifikatë sigurie, ata i autorizoi e më pas liroi nga përgjegjësia prokurori Valdet Gashi

Hajdari: Hetuesit morën materialin e blerjes së rezervave pa certifikatë sigurie, ata i autorizoi e më pas liroi nga përgjegjësia prokurori Valdet Gashi

Ministrja në detyrë e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari ka thënë është marrur në pyetje nga Prokuroria Speciale, nën dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare, në rastin e Rezervave Shtetërore.

Hajdari ka shkruar se për këtë rast nuk është raportuar asnjëherë drejt.

Ajo ka shtuar se procesi i blerjes së rezervave shtetërore ishte klasifikuar si sekret dhe askush nuk duhet të kishte qasje pa certifikatë të sigurisë.

“Në rastin e MINT, dy policë hetues pa çertifikatë të sigurisë, pra pa leje për qasje në këto dokumente, kanë marrë materialin brenda 1 ore në MINT, duke u thirrë në autorizimin e prokurorit të PSRK-së Valdet Gashi.”, ka shkruar Hajdari.

Sipas saj, Prokuroria Speciale e shkeli ligjin në këtë rast.

“Këtë gjë, pra shkeljen ligjore me veprimet e policëve hetues, e ka konstatuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës, duke konfirmuar që dy policët hetues nuk ishin të pajisur me certifikaten e sigurisë të nivelit SEKRET.”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se hetuesit morën materialin duke u thirrë në autorizimin e prokurorit të PSRK-së Valdet Gashi, ndërsa ata u liruan nga përgjegjësia prej të njëjtit prokuror.

“. Edhe pse kemi të dokumentuar pranimin e tij që gjendet në konflikt interesi në këtë rast, ai sërish vendos ta mbyllë lëndën e nisur nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe kundërligjshëm liron nga përgjegjësia penale shërbyesit e vet.”, ka thënë Hajdari.

Ajo ka shtuar se s’është e vërtetë që është mbrojtur në heshtje.

“Prandaj, nuk është e saktë që jam mbrojtur në heshtje dhe këtë gjë po ashtu e kam të dokumentuar me procesverbal, ku kam shprehur vullnetin tim të plotë që t’iu përgjigjem prokurorëve në kushte të krijuara sipas ligjeve në fuqi lidhur me rezervat shtetërore të mallrave. Por jo nën rrethana paligjshmërie, konflikti të interesit e manipulimit të qëllimshëm të opinionit publik rreth çështjes së rezervës shtetërore, që nga vera e vitit 2023.”, ka shkruar Hajdari.