Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se sulmet në veri të Kosovës janë të orkestruara nga Serbia.
Sipas tij, me këto sulme po mundohen ta pamundësojnë mbajtën e zgjedhjeve në komunat veriore.
Në një konferencë për media, Sveçla tha se të dhënat e para tregojnë se një pjesë e “kriminelëve vijnë nga radhët e ish pjesëtarëve të policisë së Kosovës”.
“Bandat kriminale kanë penguar një prej proceseve më të rëndësishme, demokratike në një vend demokratik, përmes metodave terroriste. Këto grupe të mbështetura e të drejtuara nga Serbia dëshmuan edhe një herë se janë kundër të drejtës fundamentale të qytetarëve të ëktyre komunave për vendosur dhe zgjedhur udhëheqësit e tyre lokalë. Gjatë këtij sulmi janë përdorur shok bomba, granata dore dhe armë zjarri, këtë rast policia në bashkëpunim me prokrurorinë speciale e ka cilësuar si Sulm ndaj rendit kushtetues, shtytje në veprat terroriste, kryrje e veprave terroriste, zjarrvënie dhe mbajtje nën kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve. Policia dhe Prokuroria Speciale janë duke u angazhuar në maksimum që të gjithë kriminelët e përfshirë në këtë sulm terrorist ndaj institucioneve tona të sillen para drejtësisë. Kemi të dhënat e para të mbledhura nga terreni, nga policia e rendit dhe inteligjenca, e cila thotë se një pjesë e këtyre kriminelëve vijnë nga radhët e ish pjesëtarëve të policisë së Kosovës”, tha ai. /TV Arbëria