Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Beteja jo demokratike e PDK-së me Ramiz LLadrovcin

Beteja jo demokratike e PDK-së me Ramiz LLadrovcin

Shkruan: Afrim Kasolli

Është duke u thelluar konflikti ndërmjet kryetarit aktual të Drenasit, Ramiz Lladvrovci dhe Partisë Demokratike të Kosovës, pas mos nominimit të këtij të parit nga e dyta, si kandidat për zgjedhjet lokale të tetorit. Tashmë Ramiz Lladrovci e ka bërë të ditur se do t’i prijë kësaj beteje si pavarur.

Kam shkruar edhe në të kaluarën se ende nuk i di prapaskenat politike të këtij zhvillimi. Sepse deri në këto qaste Partia Demokratike të Kosovës nuk ka ofruar asnjë dëshmi për publikun se pse ishte e detyruar ta bënte një gjë të tillë. Denoncime të aferave për korrupsion, keqqeverisje, mos respektim të standardeve të brendshme të partisë etj. Përkundrazi, kjo parti është krenuar me punën e tij. E ka cilësuar si shembull të shkollës qeverisëse të këtij subjekti, e cila do të ekstrapolohet edhe në nivel qendror. Këtë logjikë madje e ka aplikuar hiç më larg se edhe para dy dite, kur edhe Komuna e Drenasit u listua se bashku me disa komuna tjera, sa i përket transparencës, sipas matjeve të Institutit GAP. E tëra që është thënë deri më tani, ka qenë pandehma se atë më nuk po e duan qytetarët.

Në këtë drejtim deri më tani, kryetari i Drenasit vazhduan ta ruan përparësinë demokratike dhe morale në raport me ata që “komplotuan” kundër tij. Natyrisht, me kalimin e kohës mund të ndryshojë ky raport. Sepse strukturat e kësaj partie mund të ofrojnë të dhëna të reja, për të cilat aktualisht opinioni nuk ka informata dhe të bindet se ky veprim nuk ka qenë i kushtëzuar nga interesat e klaneve të brendshme, por nga një domosdoshmëri politike. E tëra deri më tani që janë duke bërë përfaqësuesit e kësaj partie janë vetëm disa fotografi mbështetëse për Petrit Hjadarin. Kurse kuluareve kane qarkulluar disa spekulime se si Ramiz Lladrovci i paska shanatazhuar dy prej themelueseve të PDK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Mirëpo një interpretim i tillë në vend se të jetë justifikim e lëndon autoritetin e të parëve. Sepse tregon se përcaktimi i tyre për Ramiz Lladrvocin nuk paska ardhur nga liria e tyre vendimmarrëse, por nga shantazhi. Sidoqoftë edhe në këtë temë nuk kemi parë asgjë konkrete.

Për më shumë problematike mbetet mënyra e këtij mos nominimi. Sepse është e vërtetë se strukturat aktuale të PDK janë jo legale, ngase të njëjtave ju ka skaduar mandati dhe zgjedhjet e brendshme nuk janë mbajtur që një kohë. Logjikisht, sikur të zbatoheshin me përpikëri normat e KQZ-së, mbase kjo parti do të privohej në tërësi që të jetë pjesë e procesit zgjedhor, sepse ajo i ka shpërfillur detyrimet e brendshme. E jo vetëm që kjo e drejtë do t’i mohohej vetëm kryetarit aktual të Drenasit. Mirëpo, ky deficit demokratik rëndon edhe mbi Ramiz Lladrvocin. I njëjti thotë se e ka adresuar në diskutimet e brendshme partiake, por jo deri më tani publikisht. /TV Arbëria