Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka filluar të shpërndajë faturat për bizneset për muajin qershor 2025.
Lidhur me këto fatura ka reaguar edhe pronari i kompanisë së internetit ISP Broadcast, Qëndrim Kryeziu, duke i quajtur “fatura të territ”.
Kryeziu shton tutje se kreu i VV-së, Albin Kurti, është duke i kryer punët e Serbisë dhe Rusisë me qëllim që ta dobësojë Kosovën.
“O vllazën e motra, Albin Hajni është duke i kry 100% detyrat e Serbisë dhe Rusisë me shpraz këtë vend, e ju 40% vazhdoni e duajeni po deshët, por me k’so veprime të Albin Hajnit, Kosova ka me mbetë në 300 mijë banorë!”, ka thënë Kryeziu.
Pronari i ISP Broadcast, duke folur për “tregun e lirë energjetik”, ka thënë se bizneset po paguajnë dyfish më shumë, duke thënë se ka filluar “haraçi i Albin Kurtit”.
Kryeziu fton qytetarët që të dalin të protestojnë kundër shtrenjtimit të energjisë, pasi sipas tij populli do ta pësojë më së shumti.
“Ofertat e bizneseve të Albin Strujës janë nga 3-500% më shtrejtë pasi të nënshkruhen marrëveshjet, e k’to keni me i pagu ju o popull, boni mirë me u organizu e me vetë protestu, sepse Albin Hajni le që është kryetar i LVV-së, por është edhe kryetar real i PDK-së dhe LDK-së!
Popull, organizohuni për protesta, mos thuani kafja 1.2 € e buka 0.60 €, se keni me pagu hala ma shtrejt, e pak kanë me ju rrit rrogat!”, ka thënë Kryeziu.