Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi Gjykata Speciale, në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK’së, ka pranuar si prova materiale dokumente të dorëzuara nga institucionet shtetërore të Serbisë.
Haxhiu ka thënë se ky zhvillim është thellësisë i papranueshëm, duke shtuar se pranimi i këtyre materialeve si burime të besueshme përbën një deformim të rëndë të drejtësisë dhe një fyerje të hapur ndaj viktimave të luftës dhe sakrificës për liri.