Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar dje në Batllavë pasi Policia ka pranuar informatën për gjuajtje me armë zjarri.
Sipas njoftimit, i dyshuari 30 vjeçar është intervistuar nga Policia e Kosovës.
Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’.