Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mitrovicë/ Një vajzë dhunohet nga dy persona të panjohur

Mitrovicë/ Një vajzë dhunohet nga dy persona të panjohur

Një rast i dhunës seksuale është raportuar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Mitrovicë të Jugut, ku një vajzë është dhunuar nga dy persona ende të paidentifikuar.

Sipas njoftimit ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30, ku dyshohet se dy persona e kanë kryer aktin e dhunimit.

“Është raportuar se dy persona të panjohur e kanë futur në veturë ankuesen femër kosovare dhe më pas të njëjtit e kanë dërguar në një lokacion tjetër dhe ndaj saj kanë kryer veprën e lartcekur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa viktima mbetet që të dërgohet në ekzaminimin mjekoligjor,” thuhet në raport.