Një kapitull i ri për bashkëpunim, rritje dhe shërbim më të mirë.
Ky veprim është në harmoni me strategjinë e Bankës Ekonomike SH.A. që përfaqëson një moment të rëndësishëm dhe një hap konkret në drejtim të rritjes dhe konsolidimit të mëtejshëm të pranisë sonë në tregun financiar vendor.
Në një kohë kur dinamika e sektorit bankar kërkon fleksibilitet, kapacitet dhe qasje të zhvilluar ndaj inovacionit, Banka Ekonomike SH.A. po dëshmon sërish përkushtimin e saj ndaj misionit dhe vizionit për të qenë partneri më i mirë financiar i të gjithë klientëve, duke mbështetur dhe duke u rreshtuar në të gjitha aktivitetet që ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Me një rrjet të gjerë degësh në të gjithë territorin e Kosovës, me staf të kualifikuar, gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve dhe përvojë të dëshmuar në tregun vendor, ne jemi të angazhuar të ofrojmë zgjidhje të përshtatura sipas nevojave të çdo klienti, individi apo biznesi. Banka Ekonomike SH.A. është një institucion financiar që njeh mirë nevojat e tregut dhe të klientëve.
Ky tranzicion do të realizohet me kujdes të veçantë dhe profesionalizëm të lartë, me synimin që procesi të jetë sa më i lehtë dhe i sigurtë për klientët dhe partnerët e Türkiye İş Bankası A.Ş., duke ju siguruar mikpritje në shërbimet që do të vijojnë pa ndërprerje dhe në nivelin më të lartë të kujdesit.
E gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen, përkushtimin dhe profesionalizmin e stafit, menaxhmentet dhe bordeve dhe të Bankës Ekonomike SH.A. dhe Türkiye İş Bankası A.Ş. në Kosovë gjatë fazave të tranzicionit.
Në emër të Bankës Ekonomike SH.A., falënderojmë Türkiye İş Bankası A.Ş. për bashkëpunimin korrekt dhe për rolin që ka luajtur në sektorin bankar të Kosovës. Ky bashkëpunim është një shembull pozitiv i kalimit të përgjegjësisë nga një institucion ndërkombëtar te një bankë vendore që ka kapacitetin dhe vizionin për të çuar përpara këtë trashëgimi.
Shënim: Klientët nuk kanë nevojë të ndërmarrin asnjë veprim, llogaritë, kursimet dhe kartelat e tyre do të mbeten aktive dhe të sigurta deri në njoftim të veçantë të bankës./insajderi