Naim Gjeli ka reaguar ndaj kandidaturës së PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, duke e quajtur të “imponuar” dhe duke kujtuar të kaluarën e tij politike.
Ai shtoi se ky individ sot kthehet si udhëheqës i “unitetit”, ndërsa dikur e kishte braktisur PDK-në.
Reagimi i plotë:
Në trenin e PDK-së nuk ka vend për hipokrizi
Kandidati i imponuar në Degën e Drenasit po thotë se “në trenin e PDK-së ka vend për të gjithë”.
Po harron se në zgjedhjet lokale të 2021, si anëtar i Kryesisë Qendrore (i emëruar, jo i zgjedhur nga Drenasi), ishte në trenin e një subjekti tjetër, D.D.
Sot kthehet si udhëheqës i “unitetit”, ndërsa dje e braktisi PDK-në.
Drenasi nuk është stacion për interesa personale.
Struktura dhe qytetari vendosin,jo pasagjerët e përkohshëm.