Ramiz Lladrovci ka konfirmuar se do të rikandidojë edhe për një mandat për kryetar komune të Drenasit.
Lladrovci ka thënë se ka vendosur të formojë një subjekt të ri politik, me emrin Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin.
“PËR DRENASIN KAMPION ME RAMIZ LLADROVCIN
PDKRLl
Ftojmë të na bashkohen të gjithë ata që e duan Drenasin me qeverisjen e shkëlqyer, qeverisjen e pandikuar nga faktorët jashtëligjorë dhe jashtë komunës së Drenasit, ta përkrahin subjektin e ri garues në zgjedhje lokale, duke dëshmuar se qytetari i Komunës së Drenasit nuk meriton këtë trajtim, ka aftësi kritike dhe vepron sipas bindjes së vet dhe nuk lejon të keqpërdoret besnikëria e deritanishme për interesa tjera që më së paku e nderojnë qytetarin e Drenasit.”, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje, kryetari aktual i komunës së Drenasit thotë se kjo nuk nënkupton largim nga PDK-ja.
“Të motivuar nga këto shkaqe, por, duke mos i cekur të gjitha, ne të nënshkruarit më poshtë, kemi vendosur që të formojmë një subjekt të ri garues për zgjedhjet lokale, jo për tu larguar nga PDK, por për ta mbrojtur Komunën e Drenasit dhe interesin qytetar nga degradimi i cili përpiqet të vije nga keqbërësit të lidhur me faktorë të ndryshëm, madje edhe të nivelit qendror të PDK-së”
“Subjekti ri do të garojë vetëm në zgjedhjet komunale për asamble dhe kryetar, me besimin se qytetarët e Drenasit do të vazhdojnë ta duan qeverisjen e mirë, pa korrupsion, bashkë më qytetarët e Drenasit e për Drenasin, jo përmes bedelëve dhe pushtetit të ndërmjetëm.”, ka deklaruar ai.
Postimi i plotë: