Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar pas raportimeve se kunati i deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, është punësuar në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar duke thënë se “kur iu jep vëllait e dajës nga 100 mijë euro, e burrit 52 mijë euro, e punëson edhe kunatin”.
Postimi i tij i plotë:
Nejse, kështu e meqme, dorën në zemër se krejt çka të vyn, kur t’ia jep vëllaut 100.000 euro, dajës 100.000 euro, burrit e baxhës 52.000 euro, është me e punësu kunatin në Agjencinë Kundër Korrupsionit.