Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > OEK: Komercialja pezulloi vendimin për dalje në treg të lirë për edhe një kompani

OEK: Komercialja pezulloi vendimin për dalje në treg të lirë për edhe një kompani

Gjykata Komerciale përmes një Aktgjykimi ka pezulluar vendimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë, për edhe një kompani tjetër.

Kështu ka bërë të ditur Oda Ekonomike e Kosovës.

Sipas OEK-ut, ky vendim është një sinjal i qartë për rëndësinë e mbrojtjes dhe respektimit të interesave të bizneseve që janë ndikuar drejtpërdrejt nga ky vendim.

“OEK ka qenë në vazhdimësi zë i shqetësimeve të komunitetit të biznesit, duke theksuar se mungesa e infrastrukturës, transparencës dhe përgatitjes për tregun e lirë të energjisë po rrezikon qëndrueshmërinë financiare dhe operacionale të shumë ndërmarrjeve vendore.”, thuhet në njoftim.

Oda Ekonomike e Kosovës i bën thirrje ZRrE-së që të anulojë vendimin për daljen e dhunshme në tregun e lirë të energjisë, në mënyrë që të mos dëmtohet konkurrenca, bizneset, qytetarët dhe ekonomia e vendit.