Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Osmani: ShBA vazhdoi programin MCC pas letrës që ia dërgova Sekretarit Rubio

Osmani: ShBA vazhdoi programin MCC pas letrës që ia dërgova Sekretarit Rubio

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ShBA ka vazhduar programin MCC pas letrës që ia ka dërguar Sekretarit Marco Rubio.

Po ashtu ajo ka shtuar se ndikim kanë pasur edhe takimet e saj që i kishte së fundmi në Washington.

“Ky vendim me rëndësi të veçantë, vjen pas letrës që Presidentja Osmani i ka dërguar Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, si dhe pas takimit të suksesshëm të Presidentes Osmani me Zëvendës Sekretarin Landau, gjatë vizitës së saj zyrtare në Washington, ku është diskutuar në detaje për përfitimet e dyanshme të këtij programi. Vetëm pak ditë pas këtij takimi të nivelit të lartë, administrata amerikane dha dritën e gjelbër për vazhdimin e Kompaktit, ndërsa Zëvendës Sekretari Landau ka luajtur një rol kyç në këtë vendimmarrje.”, ka thënë Osmani.

Osmani tha se ajo në takime ka theksuar që Kompakti i MCC-së, jo vetëm që rritë sigurinë energjetike të vendit, por gjithashtu krijon mundësi të reja për investime të ndërsjella dhe hap rrugë të reja për bizneset amerikane në tregun kosovar.

“Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje të thellë për angazhimin e Zëvendës Sekretarit Landau, ndërsa ka theksuar se: “Ky moment përfaqëson një dëshmi të qartë të vizionit të Presidentit Trump dhe përkushtimit të administratës së tij për forcimin e aleancave përmes nxitjes së mundësive ekonomike dhe prosperitetit të ndërsjellë”.”, ka shkruar ajo.