Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Zjarri te rrethi i UÇK-së: Dëmi i shkaktuar rreth 250 mijë euro

Zjarri te rrethi i UÇK-së: Dëmi i shkaktuar rreth 250 mijë euro

Një zjarr i madh ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, më saktësisht në afërsi te “rrethi i UÇK-së”.

Ekipi i TV Arbëria ka dalë në vendin e ngjarjes dhe, sipas informacioneve nga pronari i depos, dëmi i shkaktuar është rreth 250 mijë euro. Kjo sipas pronarit të depos, Ardian Ramaj.

Gjithashtu, zjarrfikësi i lënduar tani është në gjendje të stabilizuar sipas komandantit të zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashit.

Për rastin janë deklaruar edhe Policia e Kosovës:

“Rreth orës 14:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një depo në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët janë duke lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha zëdhënësi i policisë, Enis Pllana.

FOTO: