Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Britania dhe Franca vlerësojnë rolin e KFOR-it dhe FSK-së në operacionin e kërkimit në Ujman

Britania dhe Franca vlerësojnë rolin e KFOR-it dhe FSK-së në operacionin e kërkimit në Ujman

Ambasada e Britanisë së Madhe e ka vlerësuar koordinimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it lidhur me operacionin që u zhvillua për kërkimin e një personi në Liqenin e Ujmanit.

Ambasada tha se operacioni është dëshmi e aftësive të kërkim-shpëtimit të Forcës dhe në përputhje me marrëveshjet afatgjata midis KFOR-it dhe FSK-së.

“Ne e përgëzojmë KFOR-in për ofrimin e mbështetjes dhe sigurisë gjatë gjithë këtij operacioni dhe i shprehim ngushëllime familjes së burrit që fatkeqësisht humbi jetën”.

Gjithashtu edhe Ambasadori i Francës në Kosovë ka shprehur mbështetjen e plotë të shtetit francez për KFOR-in dhe Komandantin e tij.

“Që nga krijimi i tij, KFOR-i ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të pazëvendësueshëm në garantimin e sigurisë për të gjithë. Ai meriton respektin dhe mirënjohjen e të gjithë aktorëve në rajon. Franca do të vazhdojë ta mbështesë plotësisht, sidomos në një kontekst ku dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike”, shkroi ambasadori Olivier Guerot në platformën X.