I akuzuari E.C është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 2 vite e 6 muaj dhe me gjobë në vlerë prej 6.000 euro, për veprat penale Legalizim i përmbajtjes së rreme dhe falsifikimi i dokumentit.
Njoftimi i plotë i gjykatës:
Prishtinë, 07 dhjetor 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit E.C për veprën penale Legalizim i përmbajtjes se rreme nga neni 395 paragrafi 1 dhe 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës, Mashtrimi nga neni 323, paragrafi 4 lidhur me paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Falsifikimi i dokumentit nga neni 390, par 2 lidhur me paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I akuzuari E.C është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj dhe dënim me gjobë në vlerë prej 6.000( gjashtë mijë) për veprat penale Legalizim i përmbajtjes se rreme nga neni 395 paragrafi 1 dhe 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës, Mashtrimi nga neni 323, paragrafi 4 lidhur me paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Falsifikimi i dokumentit nga neni 390, par 2 lidhur me paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /TV Arbëria