Katër burra nga Bajgora e Mitrovicës u pagëzuan katër burra.
Shqiptar Shaljani ka thënë se numri i atyre që janë kthyer në besimin e të parëve nga kjo trevë legjendare e kaloi të 100-tët!
Njoftimi i plotë:
Në Shalë të Veni – Bajgora, e para dhe përherë në ballë!
Sikur uji që rrjedh nër gurra
toka e Shalës ka lindë burra !
— Don Beni
Dje ishim Hasana e Hysena, Mahmuta e Mahmute…
Sot jemi Albana, Besa, Besarta… Ilire e Teuta, Albani e Albini, Shqiptari, Jetoni, Flamuri, Shkodrani, Aleksandri, Skënderi, Zefi, Frani, Rilindi, Barleti…!
Po ndodh mrekullia – jo vetëm në Mitrovicë, por në të gjitha trojet shqiptare!
Sot, në Kishën “Shën Kryqi” të Mitrovicës, u pagëzuan katër burra nga Bajgora. Ishte një ditë jubilare – numri i atyre që janë kthyer në besimin e të parëve nga kjo trevë legjendare e kaloi të 100-tët!
Një dritë po ndizet prej Shalës në mbarë kombin!
Ejani edhe ju – bashkohuni në këtë rilindje shpirtërore dhe kombëtare!
Zoti e bekoftë Bajgorën!
Zoti e bekoftë kombin shqiptar!