Haki Morina, ish i burgosur politik i ftuar në emisionin “N’Pult” me Resim Morinën në Tv Arbëria ka deklaruar se është për keqardhje gjendja e marrëdhënieve të ngrira mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai tha se kjo gjendje është shqetësuese, shkruan Tv Arbëria.
“Për keqardhje është kjo gjendje e marrëdhënieve po i quaj kushtimisht të ngrira mes Kosovës dhe Shqipërisë. Disa prej anketave kanë treguar që në Shqipëri është numri më i madh që kanë shpreh gatishmërinë për bashkim kombëtarë se në Kosovë gjë që është shqetësuese dhe mendoj që politika jonë ka përgjegjësi për për këtë qëndrim të njerëzve të zakonshëm”, tha Morina.