Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haxhiu mbron Pacollin: Sulme të padrejta që dy vjet, është grua e fortë që lufton çdo ditë

Haxhiu mbron Pacollin: Sulme të padrejta që dy vjet, është grua e fortë që lufton çdo ditë

Deputetja e Vetëvendosjes, që njëherësh është edhe ministre në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka dalë në mbrojtje shoqes së saj të partisë, deputetes Fitore Pacolli, pas raportimeve të fundit në media rreth një granti për burrin e saj.

Fitore Pacolli këto ditë është përballur me disa qytetarë që i kërkuan përgjegjësi për ndarjen e subvencioneve për familjarët e saj, përfshirë edhe burrin e saj, që u raportua se mori 52 mijë përmes një OJQ-je.

Haxhiu tha se Pacolli po sulmohet padrejtësisht tash e dy vjet, duke i quajtur gënjeshtra dhe shpifje krejt raportimet në media.