Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Akuzat Lladrovci – Lushtaku/ Xhavit Haliti: Ata kanë qenë shokë dhe besoj do të mbesin

Akuzat Lladrovci – Lushtaku/ Xhavit Haliti: Ata kanë qenë shokë dhe besoj do të mbesin

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhje të Kryesisë më 27 korrik 2025, gjatë së cilës u vendos me shumicë votash që Ramiz Lladrovci, të mos rikandidohet për një mandat të ri në krye të Komunës së Drenasit.

Ai mori vetëm 4 vota në favor, 26 kundër dhe 1 abstenim, ndërkohë që kandidat për Drenasin është zgjedhur Petrit Hajdari.

Ish-deputeti dhe njëherësh anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti, nuk e komentoi vendimin direkt, duke e konsideruar si një proces të brendshëm partiak.

 

“Nuk e di cili është vendimi i kryesisë dhe këshillit drejtues, nuk e di si e kanë marrë vendimin kryesia. Këto janë çështje të brendshme”, ka deklaruar Haliti.

I pyetur se nëse kanë ndikuar deklaratat e fundit të Lladrovcit për Sami Lushtakun, Haliti thotë se ata mbesin shokë pavarësisht debateve.

“Nuk hyjë në mes të marrëdhënieve të Lladrovcit dhe Lushtakut, këta kanë qenë shokë dhe besoj që do të mbesin”, tha Haliti për Front Online.