Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se nga ky muaj shërbyesit publikë do të marrin 55 euro më shumë në muaj.
Murati ka thënë se rritja e këtij muaji e kompleton rritjen e paraparë sivjet prej 110 eurove për secilin punonjës, e cila zbatohet në dy faza nga 55 euro – faza e parë nga janari 2025 dhe faza e dytë nga korriku 2025.
“Kjo njëkohësisht përbën rritjen e 4-t të pagave në sektorin publik prejse kemi marrë mandatin, gjë që na bën Qeverinë e vetme që ka rritur pagat 4 herë brenda mandatit.”, ka shkruar ai në Facebook.