Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Tahiri mbështet Petrit Hajdarin: Do t’i japë Drenasit hovin e zhvillimit që e meriton

Tahiri mbështet Petrit Hajdarin: Do t’i japë Drenasit hovin e zhvillimit që e meriton

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i ka dhënë mbështetje kandidatit për kryetar të komunës së Drenasit, Petrit Hajdarit.

Tahiri tha se rrugëtimi i Hajdarit është i mbushur me përkushtim, profesionalizëm dhe rezultate konkrete.

“Jam i bindur se me këtë përvojë dhe vizion, si Kryetar i ardhshëm i Komunës së Drenasit, Petriti do të dijë t’i trajtojë me seriozitet dhe përgjegjësi hallet dhe nevojat e qytetarëve dhe do t’i japë Drenasit hovin e zhvillimit që e meriton”, ka shkruar ai në Facebook.