Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Bien eksportet për 1.5%, Rafuna: ZRrE të pezullojnë vendimin për treg të lirë të energjisë deri në shkurt

Bien eksportet për 1.5%, Rafuna: ZRrE të pezullojnë vendimin për treg të lirë të energjisë deri në shkurt

Si pasojë e vendimit për daljen e dhunshme në të ashtuquajturin treg të lirë të energjisë elektrike eksportet kanë rënë për 1.5%, tha Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në një konferencë për shtyp.

Rafuna kërkoi nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë të pezulloijë vendimin për të ashtuquajturin treg të lirë deri në shkurt të vitit tjetër.

Pak ditë para skadimit të kontratave të bizneseve me KEK-un, ai tha se të njëjtët nuk kanë shumë opsione për furnizim me energji elektrike.