Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zhduket 9-vjeçari nga Mushtishti i Suharekës, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Zhduket 9-vjeçari nga Mushtishti i Suharekës, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Një fëmijë 9-vjeçar nga Mushtishti i Suharekës është zhdukur, dhe po kërkohet ndihmë në gjetjen e tij.

Fatos Jakupi, fëmija që ka humbur gjatë ditës së hënë, momentin e fundit që është parë ka qenë i veshur me farmerka të gjelbra, maicë ngjyrë hiri me shkronja dhe sandale.

Klankosova.tv ka kontaktuar dhe me kryetarin e fshatit, Reshat Selimin, i cili thotë se kërkimet për fëmijën e humbur po vazhdojnë, megjithëse ende nuk është gjetur.