Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli i ka reaguar homologut nga LDK-ja, Paris Gurit i cili po aludon se të afërm të deputetes kanë përfituar shuma të ndryshme nga Qeveria.
Pacolli ka thënë se motra e Gurit ka marrë mbështetje vjetore në vlerë prej 15 mijë euro nga Ministria e Kulturës për studime jashtë vendit.
“Ajo është në mesin e 77 të rinjve përfitues vetëm sivjet, të cilët do të bëjnë master e doktoratë në botë.”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Megjithatë sipas saj, është me siguri të plotë që motra e Gurit ka marrë mbështetje sepse e ka merituar.
“Jo sepse është motra e deputetit, apo ka gjetur lidhje tjera për të përfituar.”, ka shkruar Pacolli.
“Me kutin tënd po të gjykoja do të thosha: Paris, ktheji paret!”, ka vazhduar tutje ajo.