Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Nuk është as i kapshëm as i shitshëm”, reagon gruaja e Ramiz Lladrovcit pasi bashkëshorti s’u kandidua nga PDK për Drenasin

“Nuk është as i kapshëm as i shitshëm”, reagon gruaja e Ramiz Lladrovcit pasi bashkëshorti s’u kandidua nga PDK për Drenasin

Shemsije Lladrovci, bashkëshortja e Ramiz Lladrovcit ka reaguar pasi ky i fundit nuk u kandidua nga PDK për kryetar të Drenasit.

Ajo ka shkruar se ata që i dolën kundër, e dijnë mirë se Ramiz Lladrovci nuk është produkt i pazareve politike, por i sakrificës së vërtetë.

“Ai është vëllai i dëshmorit Fehmi Lladrovci, një emër që e mban peshën e gjakut të derdhur për këtë tokë. Dhe këtë peshë nuk mund ta mbajnë as ata që i dalin kundër sot, nga kolltuqet e rehatshme, e as ata që flasin për kombin vetëm kur u duhet për votë, dhe për ineresa përsonale.”, ka shkruar Shemsije Lladrovci.

Tutje ajo thotë se Lladrovci “nuk është as i kapshëm e as i shitshëm”.

“Sot, ata që i dolën kundër nuk e bëjnë sepse ai ka gabuar, por sepse ai nuk është i kapshëm. Nuk është i shitshëm. Nuk u përkulet atyre që duan t’i lyejnë historinë tonë me bojë të huaj. Ai i mbetet besnik vetëm një flamuri , dhe një ideali, lirisë së pastër për Kosovën dhe kombin shqiptar.”, ka shkruar ajo.