Aktivisti Dardan Krasniqi vlerëson se janë dy fotografi që sipas tij, e tregojnë shqiptarin e vërtetë.
Ai ka publikuar në njërën një person të veshur me veshje kombëtare dhe në tjetrën po personin e njëjtë që prapa mban fotografinë e kryekriminelit serb, kasapit të Ballkanit, Millosheviq.
“- E para pse shqiptarët nuk kanë luftue kundër Serbisë dhe pse nuk ju kanë bashkangjitur UÇK-së edhe pse kanë urrejtje ndaj saj dhe krerëve të saj!
– E dyta, kategoria shumicë e tyre është e lidhur në çdo kohë me çdo pushtet!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Sipas Krasniqit, të kategorisë së dytë ka në borde, AKI e besa edhe në lista të deputetëve.
“O shqiptar Naimin a e kujtoni dhe Migjenin që lakmonte dritën, gjak i tyre a ju rrjedhë tek thoni, prej që vdiqën më nuk pamë dritë!”, ka shkruar ai.