Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ky është mërgimtari që dyshohet se u hodh nga ura e Ujmanit në ujë dhe u mbyt

Ky është mërgimtari që dyshohet se u hodh nga ura e Ujmanit në ujë dhe u mbyt

Një person i cili është hedhur sot nga lartësia në liqenin e Ujmanit dyshohet se humbi jetën në ujë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet e kërkim-shpëtimit dhe të njëjtit bënë kërkime në ujë për gjetjen e trupit të pajetë.

Për të përshpejtuar procesin e gjetjes së trupit, tek Liqeni i Ujmanit tashmë kanë arritur edhe zhytësit nga jugu.

Personi që dyshohet se është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe është Rrahim Latifi, 33-vjeçar nga fshati Cerajë i Mitrovicës.

I ndjeri jetonte si mërgimtar në Suedi dhe ishte kthyer për pushime në Kosovë, shkruan mediumi lokal Mitropol.

Sipas informacioneve të para, Latifi është parë duke u hedhur nga ura, ndërsa pas këtij veprimi tragjik nuk është vërejtur më asnjë gjurmë e tij.

Lajmi se një person nuk doli në sipërfaqe të ujit pasi u hodh u konfirmua për TV Arbëria nga Policia e Kosovës në regjionin e Veriut.

Petrit Fejza tha se kanë pranuar informatën se një person u hodh dhe nuk doli më nga uji, gjersa ekipet janë angazhuar për gjetjen e tij.

Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe ekipe të shumta policore.

Kërkimet po vazhdojnë tash e gati një orë.