Dy raste të personave të zhdukur janë raportuar nëpër stacione policore 24 orët e fundit.
Në Prishtinë, gruaja ka raportuar se bashkëshorti i saj, shtetas i huaj është larguar që nga 24 korriku dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
“Ankuesja femër kosovare (f/k) ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull shtetas i huaj është larguar dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.
Kurse në Mitrovicë të Veriut, babai e ka raportuar të zhdukur të bijën e tij.
“Ankuesi m/k, ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare (f/k) është larguar nga banesa dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime.”, njoftohet nga Policia.