Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Fermerit nga Stublla e Vitisë i digjet shtalla me 42 dele, zjarrfikësit e shpëtojnë një grua të familjes

Fermerit nga Stublla e Vitisë i digjet shtalla me 42 dele, zjarrfikësit e shpëtojnë një grua të familjes

Një fermerit nga Stublla e Poshtme e Vitisë iu ka djegur shtalla me 42 dele brenda.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës, Sokol Haliti, i cili ka shtuar se bashkë me Policinë dhe zyrtarë komunalë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, për të vlerësuar dëmet dhe për të ofruar ndihmën e parë në terren.

“Kryetari Haliti shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për fermerin dhe familjen e tij, duke theksuar se Komuna e Vitisë do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të ndihmuar në rikuperimin e dëmeve dhe për të siguruar që familja të mos mbetet vetëm në këtë situatë të rëndë.”, ka shkruar Haliti.

Ai tutje ka falënderuar njësinë e zjarrfikësve për reagimin e shpejtë, që sipas tij bëri të mundur shpëtimin e jetës së një gruaje të familjes, duke parandaluar një tragjedi edhe më të madhe.