Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mishi me asht të mbetur në fyt po ia zinin frymën, mjekët shpëtojnë 2-vjeçarin në Skenderaj

Mishi me asht të mbetur në fyt po ia zinin frymën, mjekët shpëtojnë 2-vjeçarin në Skenderaj

Mjekët në Emergjencën e Skenderajt ia kanë shpëtuar jetën një dyvjeçari që po ngulfatej nga një copë mishi me asht.

“Sonte, në Emergjencën e Skenderajt, patëm një rast të rëndë, ku një fëmijë dyvjeçar na erdhi i ngulfatur nga një copë mishi me asht, pothuajse pa vetëdije dhe në gjendje shumë të rëndë, ku sekondat ishin vendimtare”, ka shkruar në Facebook mjeku Arxhend Ahmeti.

“Falë reagimit të menjëhershëm dhe përkushtimit maksimal, arritëm t’ia hapim rrugët e frymëmarrjes dhe ta stabilizojmë”.

“Ky rast është një kujtim që do të mbetet gjatë në memorien tonë, një moment ku jeta dhe vdekja u ballafaquan për disa sekonda, dhe jeta fitoi”.