Zjarret kanë përfshirë hapësirën mes fshatrave Dubravë, Sallagrazhdë e Mushtisht të Suharekës.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës, Bali Muharremaj.
“Kushdo qe ka mundesi e që ka paisje per shuarje zjarri le t’ndihmoj ne hapsirën Dubravë – Sallagrazhdë – Mushtisht”, ka shkruar Muharremaj.
Ai ka thënë se komuna me të gjitha kapacitetet institucionale po mundohet ta mbajë situatën nën kontroll.