Dy persona janë arrestuar në Ferizaj, nën dyshimet se mbrëmë rreth orës 21 kanë kryer veprat penale ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘sulm’. Atyre u është caktuar paraburgim 48 orësh.
Ata dyshohet se kanë sulmuar me mjete të forta dhe thikë sigurimin fizik të një kafiterie në Ferizaj.
Viktima fillimisht është trajtuar në Spitalin Rajonal të Ferizajt ndërsa më pas për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK.
Ndërsa, dy persona të tjerë të dyshuar rreth këtij rasti vazhdojnë të mbeten në arrati.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se së bashku me dy të dyshuar tjerë që gjenden në arrati e kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe mjet të mprehtë – thikë viktimën mashkull kosovar, i cili ka qenë duke punuar në një kafiteri si sigurim fizik. Si pasojë e sulmit viktima fillimisht ka marr ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente Ferizaj, pastaj për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e PK-së.