Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj: Masa e përkohshme e Kushtetueses u ndërmor vonë, vetëm sa ka shtuar paqartësinë dhe krizën

Haradinaj: Masa e përkohshme e Kushtetueses u ndërmor vonë, vetëm sa ka shtuar paqartësinë dhe krizën

Ramush Haradinaj, kreu i AAK-së ka thënë se masa e përkohshme prej 27 korrikut deri më 8 gusht e vendosur nga Gjykata Kushtetuese, është vendosur vonë.

Sipas tij, ndonëse kushtet ishin pothuajse identike, Kushtetuesja nuk e kishte vendosur masën e përkohshme kur kishte kërkuar AAK-ja.

“Në aktgjykimin e fundit, Gjykata konstaton se situata përbën rrezik real për rendin kushtetues, por megjithatë nuk kishte vendosur masën e kërkuar nga AAK”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka shtuar se kjo është vonesë e pajustifikueshme e cila vetëm sa ka shtuar paqartësinë dhe krizën kushtetuese në vend.

“Sot ekziston frika reale se ndërhyrja e Gjykatës mund të ketë ardhur tepër vonë për të parandaluar pasojat që mund të ishin shmangur në kohë, sikur ajo të kishte vepruar me përgjegjësi në momentin kur u paraqit kërkesa jonë”, ka shkruar ai.