Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka kritikuar ashpër ish-presidentin Hashim Thaçin dhe rolin e tij në periudhën e pasluftës në Kosovë.
Haliti, në një postim në Facebook ka ironizuar me akuzat e fundit të përcaktuara ndaj Ministrisë së Drejtësisë, duke i quajtur “shpifje”.
“UÇK dhe lufta e saj do të ishte më mirë pa Hashimin. Kosova e pasluftës do të ishte më mirë pa Hashimin. Pavarësia e Kosovës do të ishte më e plotë pa Hashimin. Ndërtimi, konsolidimi i shtetit do të ishte më i fortë pa Hashimin.Shtrirja e sovranitetit dhe luftimi i krimit e korrupsionit do të ishte më mirë pa Hashimin. Zajednica nuk do të ishte pa Hashimin. Ndarja e Kosovës nuk do të ishte temë pa Hashimin. Amnistia për kriminelët nuk do të ishte pa Hashimin. Privatizimi dhe shkatërrimi i ndërmarrjeve nuk do të ishte pa Hashimin. Dhe në fund. Gjykata Speciale nuk do të ekzistonte pa Hashimin”, ka shkruar ai.