Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Deputetja e LDK-së: Hipokrizia po shitet lirë, por Kosova do ta paguajë shtrenjtë

Deputetja e LDK-së: Hipokrizia po shitet lirë, por Kosova do ta paguajë shtrenjtë

Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga një grup deputetësh brenda Kuvendit.

Ajo në Facebook, ka denoncuar përçarjen e skajshme institucionale dhe ka ngritur alarmin për cenimin e rendit kushtetues.

“Në Kuvendin e Republikës së Kosovës janë dy grupe deputetësh”, thotë Kica. “Njëri grup INSISTON të votojë sipas Kushtetutës – për, kundër ose abstenim për Kryetar të Kuvendit. Grupi tjetër bllokon me çdo mjet – imponon komisione të fshehta jashtë çdo procedure ose ndërpret seanca pa rregull.”