Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > KEK-u ndan nga 400 euro bonus për të gjithë të punësuarit

KEK-u ndan nga 400 euro bonus për të gjithë të punësuarit

Korporata Energjetike e Kosovës ka vendosur t’i shpërblejë me nga një bonus prej 400 eurosh, të gjithë të punësuarit e Korporatës.

“Ky vendim është marrë bazuar në kompetencat statutare të Bordit, sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare të qeverisjes korporative, si dhe mbi bazën e performancës së mirë financiare të KEK Sh.A. gjatë vitit 2024.”, thuhet në një njoftim.

Bordi, siç thuhet në një komunikatë, e ka ndërmarrë këtë vendim me bindjen se mirëqenia e punonjësve të KEK Sh.A. mbetet një prioritet strategjik, duke i konsideruar ata si asetet më vitale të korporatës dhe themel të suksesit dhe stabilitetit të saj.

“Ky bonus përfaqëson një vlerësim të drejtpërdrejtë për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e vazhdueshëm të stafit në përmbushjen e objektivave të korporatës në sektorin energjetik të vendit.”, njoftohet tutje.