Kompania MDA Energy që drejtohet nga Driton Dalipi, vëllai i shefit të stafit të kryeministrisë, Luan Dalipit edhe zyrtarisht ka finalizuar marrëveshjet me KOSTT-in dhe KEDS-in. Kësisoj ajo ka hyrë zyrtarisht në tregun energjetik duke pasur të drejtë të furnizojë konsumatorët me energji elektrike.
Kjo vjen pasi kompania në fjalë fitoi licencën nga ZRRE.
Ndaj kësaj ka reaguar gazetari Lirim Mehmetaj, duke pyetur se çka do të ndodhte nëse të njëjtën do ta bënte shefi i kabinetit të Hashim Thaçit.
“Kish pas protesta masive.
Kjo të nderuar më nuk është as hajni, kjo është perandori.
Këta më nuk i vjedhin, këta veç i marrin paret.”, ka shkruar Mehmetaj.
“Besoj që në të ardhmen kanë me na qit qira edhe nëpër shtëpitë tona.”, ka vazhduar ai.