Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se kanë dalë analizat e mostrave të ujit të Pishinës së Gërmisë.
IKSHPK ka bërë të ditur se mostrat rezultojnë brenda standardeve të parapara sipas rregullores për pishina.
“Me qëllim te mbrojtjes së shëndetit publik, ekipet e departamentit të Ekologjisë Humane/IKSHPK do të vazhdojnë me monitorimin e ujit për pije dhe ujit në pishinën e Gërmisë.”, thuhet në njofitm.