Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ekspertët për krizën energjetike: Qeveria mos të vonohet me një studim fizibiliteti për rikthimin e prodhimit të gazit

Ekspertët për krizën energjetike: Qeveria mos të vonohet me një studim fizibiliteti për rikthimin e prodhimit të gazit

Në diskutimin “E ardhmja e gazit në Kosovë”, Qeveria Kurti u kritikua për moszgjidhjen e problemeve energjetike në vend. Derisa iu kërkua që të mos vonohet me studim fizibiliteti për rikthimin e gazit.

Drejtor Ekzekutiv i Institutit Riinvest, Alban Hashani tha se në draft-strategjinë e energjisë gazi përmendet shkurtimisht dhe atë në kontekst të master planit të gazit, i cili duhet të hartohet, mirëpo sipas tij, aty nuk diskutohet shumë për mundësinë e gazifikimit të lininjitit, pra vetëm si infrastrukturë apo rrjet i gazit rajonal.

Drejtori ekzekutiv i KFOS, Luan Shllaku ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Kurti në lidhje me strategjinë e gazit. Sipas tij, qeveria nuk ka bërë ndonjë strategji për këtë çështje.

Shllaku: Nuk pamë asgjë nga qeveria për gazin, përkundrazi e pamë që është edhe më e reduktuar

“Me të madhe është biseduar për atë se si do të ja bëjmë këtë dimër, me të madhe është biseduar se çfarë strategjie do të na sjell qeveria e re dhe në çfarë mënyre ne e shohim zgjidhjen e problemeve energjetike në Kosovë, dhe gjithmonë këtu kam përshtypjen se këtu ka munguar kryefjala. Kemi folur për qymyrin, që tash për këto flasim rreth 30 vite, dhe kemi evidentuar të flasim për diçka se sot në botë është në krye të paradigmës së re të zhvilluar, ajo është se si t’i përjetojmë zhvillimet energjetike në Kosovë, ajo është gazi dhe në 10-vjeçarin e fundit e kishim një strategji, e cila ishte strategjia 2018, 2019-2027, e cila ishte pak më ambicioze dhe ajo strategji e solli mes tjerash edhe obligimin që Kosova patjetër në të ardhmen të llogarit në gazin dhe të fillojë ta përgatis infrastrukturën e gazit. Pastaj ndodhi ajo që ndodhi me luftën në Ukrainë, dhe ne pritëm që në atë moment kur qeveria vendosi të vjen me një strategji të re edhe pse rreth tetë vjet para se t’i kalojë afati strategjisë së kaluar, ajo ishte një potez i cili na çojë një mesazh ‘qy sa mirë’, po dëshiron ta bëjë një strategji e cila do të shkojë mbrapa lëvizjeve të fundit, do të sjell diçka të kohës, mirëpo nuk pamë asgjë, përkundrazi e pamë që është edhe me e reduktuar”, tha Shllaku.

Shllaku apeloi qeverinë që të mos vonohet me një studim fizibiliteti për rikthimin e prodhimit të gazit në Kosovë.

Shllaku: Qeveria mos të vonohet me një studim fizibiliteti për rikthimin e prodhimit të gazit në Kosovë

“Institucionet kredibile, globale kanë filluar të dokumentojnë gjithnjë e me tepër se me përdorimin e gazit, mes tjerash do t’i përmirësojmë edhe shumë parametra ambientalë, globalë… Po ashtu, qeveria e ka të qartë se kemi krizë të shkaktuar në rajon dhe kjo qeveri thotë se ne kemi dashtë të hyjmë në infrastrukturë me idenë se do ta përdorim për një kohë shumë të shkurtër, dhe shumë shkurt me tranzicion mendoj se është të paktën edhe 30 vite tash… Kosova e ka pas strategjinë 2018-2027 ku qartazi thuhet se një nga rrugët kryesore zhvillimore është ndërtimi i infrastrukturës së gazit dhe për të lëvizur më tutje është i ndërtuar legjislacioni adekuat, Ligji për gazin, të cilin Kuvendi e ka aprovuar në 2016… Gazi duhet të bisedohet në rend të parë me ekspertët si mundësi shumë e mirë dhe me tutje duhet të tentojmë që gjithë këtë informacion për të cilin qeveria thotë se nuk e ka pasur kurrë, të tentojmë të ja japim, pra, po kemi Ligj për gazin… Kosova ka hyrë edhe në obligime rajonale për të qenë një nga vendet të cilat bëjnë pjesë në lëvizje rajonale të gazit… Ne jemi në pozitë a mund t’i çohet mesazh qeverisë mos u vononi me një studim fizibiliteti për rikthimin e prodhimit të gazit në Kosovë”, shtoi Shllaku.

Ndërsa drejtori Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare të Studimeve Strategjike, Geri Selenica tha se mbas 2028 Shqipëria do të eksportojë 20 milionë tonë në vit dhe do të eksportojë 5 miliardë metër kub gaz natyror. Ndërsa tha se në Kosovë duhet të mendohet si të reduktohet ndotja nga qymyri.

Selenica: Në Kosovë duhet të mendohet si të reduktohet ndotja nga qymyri

“Potenciali më i madh energjetik që kemi ne në Shqipëri është nafta dhe gazi, dhe mbas 2028 Shqipëria do të eksportojë 20 milionë tonë në vit dhe do të eksportojë 5 miliardë metër kub gaz natyror. Ndërsa potenciali më i madh energjetik i joni është qymyri i Kosovës që janë rezervat e katërta në botë… Potencialisht Kosova mund të prodhojë 32 miliardë metër kub në vit, do të thotë është trefishi i tabit… Në Kosovë duhet të mendojmë si të reduktojmë ndotjen nga qymyri dhe jo të heqim qymyrin. Dhe po ta shohim hartën e ndotjes ambientale vendet më të ndotura më shumë se Kosova janë, Gjermania dhe Polonia, pikërisht prej qymyrit. Çështja është si ta bësh qymyrin të pastër, e cila bëhet me gazifikimin që ju e keni pasur”, tha Selenica.

Se cilësia e e linjitit është jashtëzakonisht e ulët dhe përbërja e lagështisë dhe e hirit nuk janë të favorshme në prodhimin e energjisë elektrike e tha konsulenti i lartë për çështje mjedisore për linjat e gazit, Sabit Restelica.

Restelica: Cilësia e linjitit është jashtëzakonisht e ulët

“Cilësia e linjitit është jashtëzakonisht e ulët dhe përbërja e lagështisë dhe e hirit nuk janë të favorshme në prodhimin e energjisë elektrike, ndërsa prezenca e lagështisë është një kosto më e madhe e cila kërkon fillimisht kërkon të bëhet tharja e tij”, tha Restelica.  /TV Arbëria 

Powered by WordPress