Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Tentim-vrasje në orët e mbrëmjes në Prishtinë, i dyshuari gjuan me armë zjarri drejt viktimës

Tentim-vrasje në orët e mbrëmjes në Prishtinë, i dyshuari gjuan me armë zjarri drejt viktimës

Policia ka arrestuar një person në Prishtinë, të dyshuar për ‘tentim-vrasje’.

I njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull, mbrëmë pas orës 23.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor në QKUK, kurse në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja e fragmente të predhave.

“Prishtinë  24.07.2025, 23:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 14 gëzhoja si dhe 11 fragmente të predhave. Lidhur me rastin viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri me një karikator dhe tre fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë.