Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Prokuroria Themelore në Pejë kërkon paraburgim ndaj 4 të dyshuarve për ‘detyrim’

Prokuroria Themelore në Pejë kërkon paraburgim ndaj 4 të dyshuarve për ‘detyrim’

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë caktimin e paraburgimit për Xh.K,  D.K, A.K. dhe L.Sh, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale të Detyrimit.

Sipas Prokurorisë, të njëjtit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, përmes kanosjes detyrojnë të dëmtuarin të bëjë veprim në dëm të pasurisë së tij.

“Sipas prokurorisë, të  pandehurit Xh.K,  D.K, A.K. dhe L.Sh  me datë 23 korrik 2025, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete,  përdorin kanosjen serioze për të detyruar  të dëmtuarin, që të kryej një veprim në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që pasi i dëmtuari kishte blerë një patundshmëri nga ish pronari, detyrojnë për të paguar shuma të konsiderueshme të parave, fillimisht shumën prej 20.000 (njëzetmijë) euro, me pas edhe 30.000 mijë, deri sa janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës, përmes zbatimit të masave të veçanta hetimore.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Gjithashtu, i  pandehuri L.Sh, dyshohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim e paautorizuar e armëve”, sipas KPRK-së.