Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Krasniqi: Krejt parja e Malishevës ka shku në beton, ende ujë s’ka

Krasniqi: Krejt parja e Malishevës ka shku në beton, ende ujë s’ka

Gëzim Krasniqi, kandidat i PDK-së për kryetar të komunës së Malishevës ka kritikuar qeverisjen aktuale për menaxhimin e parasë publike.

Ai ka thënë se kjo qeverisje krejt paratë i ka çuar në beton, teksa në anën tjetër ende ujë s’ka në tërë komunën.

“Qeverisja lokale është një investim në qendër, një turmë e betonit që krejt ai investim, krejt parja e takspaguesve të Malishevës ka shku qaty. Bile u tentu me u quajt urbane, t’uj i thy të gjitha rregullat e urbanizmit. Veprat e mira gjithkush i duartroket por Malisheva s’ka caktu kurrë prioritete. Malisheva sot që sa vjet nuk ka ujë. I kanë dëmtu krejt rrugët e rrugicat sa kanë punu në atë nënkalim.”, ka thënë Krasniqi në N’Pult me Resim Morinën që transmetohet në TV Arbëria.