Ish-diplomati Blerim Canaj thotë se zhagitja me formimin e institucioneve ka ndikim edhe për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Sipas tij, fakti që vendi është pa Qeveri është keq për të paraburogsurit në Hagë.
“Për mu është shumë e rëndësishme se çka do të ndodhë në Hagë. Për shkak se unë e shoh që aty po gjykohet themeli i shtetësisë dhe lirisë së Kosovës. Rrëzimi i mocioneve na e dha një mesazh që mund të mos jetë i këndshëm. Një shtet pa qeveri e parlament natyrisht që do t’i lënte hapësirë edhe më të madhe Gjykatës së Hagës. Unë nuk po them që duhet të interferohet në Gjykatë, po duhet të punohet që të del në dritë pafajësia e secilit”, tha Canaj në ARB Debat me Ridin që transmetohet në TV Arbëria.
Sipas tij, kthimi i ish-krerëve të UÇK-së nuk i shkon në favor të Kurtit.
“Përderisa ne s’kemi parlament e Qeveri, kush do t’i adresojë ato. E kam përshtypjen që kjo i konvenon Kurtit. Kthimi i tyre natyrisht që nuk shkon në favor të Kurtit”, shtoi ai.