Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kasolli: Më shumë ka tensione të brendshme në partitë e ish-opozitës sesa kritikë ndaj Qeverisë në detyrë

Kasolli: Më shumë ka tensione të brendshme në partitë e ish-opozitës sesa kritikë ndaj Qeverisë në detyrë

Analisti politik Afrim Kasolli ka folur për kritikën publike që po i bëhet së fundmi mënyrës së qeverisjes nga Qeveria në detyrë e Albin Kurtit.

Sipas Kasollit, më shumë ka tensione e fërkime të brendshme nëpër parti politike, sesa kritikë ndaj Qeverisë në detyrë.

“Më shumë përplasje kemi kohën e fundit brenda PDK-së ndërmjet Lushtakut dhe Lladrovcit sesa kundërshtime ndaj Qeverisë në detyrë të Albin Kurtit. Më shumë ka fërkime të brendshme, tensione, kush është bajraktari e kush mund të vendosë, sesa ka ndonjë kauzë të përbashkët kundrejt këtij realiteti”, tha Kasolli në ARB Debat me Ridin që transmetohet në TV Arbëria.