Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve dhe kërkuar caktimin e paraburgimit në periudhë prej 30 ditësh për A.B., E.B., A.L., dhe A.K.
Të njëjtit, zyrtarë nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër në Gjakovë, dyshohet se kanë mundësuar kundërligjshëm bartjen e pronave në pronësi të personave të tretë.
Ata dyshohet se me veprimet e tyre në vitet 2018 dhe 2019, kanë lëshuar kundërligjshëm pëlqimet dhe vendimet për parcelizimin dhe bartjen e pronave tek personat e tretë, pa dijeninë dhe autorizimin e pronarëve legjitimë.
Njoftimi i plotë: