Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Autoriteti i Konkurrencës flen bashkë me KPM’në dhe Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit

Autoriteti i Konkurrencës flen bashkë me KPM’në dhe Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit

Operatorët tallen në bazë të qyteteve i shesin me çmime të ndryshme bazuar në gjendjen ekonomike të tyre.

Ndërkohë, kjo sferë ishte e normuar edhe me Rregulloren KPM 2016/01. sipas Nenit 9 të këtij dokumenti “të licencuarit do të krijojnë kushte të barabarta për shpërndarjen e ofruesve të shërbimeve mediale audio-vizuale të kategorisë bartje e obligueshme, të licencuara nga KPM-ja, dhe trajtim jo diskriminuese të tyre.”  Kurse në bazë të nenit 10 “Statusin e bartjes së obligueshme në të gjithë operatorët e shpërndarjes e gëzojnë ofruesit e shërbimeve mediale audio-vizuale komerciale të licencuara nga KPM të cilat ofrojnë të paktën 25% program gjeneralistik në interes të publikut të gjerë në nivel kombëtar”.

Për më shumë, operatorë sikur Artmotion apo Telkos në mënyrë të hapur janë duke e shkelur edhe nenin 8 të Rregullores së KPM 2024/02 për “Mbrojtjen e Përdorueseve në Fushën e Ofrimit të Shërbimeve Mediale dhe Audiovizule”. Sepse në paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni përcaktohet qartë se “ofruesit e shërbimeve nuk duhet të diskriminojnë përdoruesit bazuar në përkatësinë kombëtare apo çfarëdo përkatësie tjetër, vendbanimin ose vendndodhjen e përkohshme, duke marrë gjithmonë parasysh kufizimet e mbulueshmërisë së Operatorëve të shpërndarjes. Të gjithë qytetarët duhet të kenë qasje të barabartë dhe të drejtë në të gjitha shërbimet e ofruesve. Ofruesit e shërbimeve janë të detyruar të sigurojnë që praktikat e tyre të jenë të drejta dhe mos diskriminuese në të gjitha aspektet e ofrimit të shërbimit në zonën e mbulimit”.

Ndërkohë, me një hulumtim të thjeshtë shihet se si qytetarëve të Kosovës u ofrohen çmime të ndryshme varësisht nga lokacioni. Bie fjala në qytete si Gjilani, Prizreni, Ferizaji, Hani i Elezit, Kaçaniku, Kamenica, Sharri, Rahoveci, Theranda, Malisheva, Klina e Drenasi kanë çmime tjera në raport me qytetarët e tjerë të Prishtinës, Fushë – Kosovës, Kastriotit, Vushtrrisë, Mitrovicës, Besianës, Junikut, Deçanit, Pejës e Gjakovës.  Dhe KPM në vend se të marr masa për adresimin e këtyre padrejtësive, ajo preferon shkatërrimin e konkurrencës ndërmjet operatorëve të ndryshëm në mënyrë që t’i mbrojë privilegjet  e kompanive të sipër cekura.

Anashkalimi kritereve të tilla është i ndaluar edhe Ligjin për Mbrojtjen e Konkurencën Nr. 08/L-056, nenin  9, i cili shprehimisht pohon;

Ndërmarrja ose grupimi i ndërmarrjeve keqpërdor pozitën dominuese nëse

2.1. drejtpërdrejt ose tërthorazi vendos çmim të padrejtë të blerjes ose shitjes ose kushte tjera të padrejta tregtare;

2.3. zbaton kushte të ndryshme për transaksione të barasvlershme me ndërmarrjet e tjera, duke i vënë ato në pozitë të pafavorshme konkurruese;

2.4. kushtëzon lidhjen e kontratës me detyrime shtesë që nga natyra ose përdorimi tregtar nuk kanë lidhje me objektin e kontratës;

2.5. vendos çmime ose kushte të tjera që kanë për qëllim ose rezultat pengimin e hyrjes në tregun përkatës ose nxjerrjen jashtë tregut përkatës të konkurrentëve të veçantë ose të produktit të tyre;

2.6. i refuzon ndërmarrjes tjetër qasje kundrejt shpërblimit të përshtatshëm në rrjet ose infrastrukturë, duke ia pamundësuar të veprojë si konkurrent”.

Përfundimisht fakte të tilla tregojnë se KPM, sot nga mekanizëm që duhet të mbrojë këto standarde është shndërruar në çerdhe të shkeljes së tyre. Prandaj, këtij institucioni nuk i mbetet gjë tjetër pos edhe t’ia ndërrojë vetes edhe emrin.

Kështu, nga Komision i Pavarur të quhet në zyre të kontabilitetit financiar për interesat e Artmotion dhe Telkos. Dhe me këtë rast ta legalizojë edhe formalisht shkatërrimin e misionit të saj.