Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > A do ta përcaktojë Beogradi edhe në këto zgjedhje lokale fituesen e tyre në komunat më shumicë serbe?

A do ta përcaktojë Beogradi edhe në këto zgjedhje lokale fituesen e tyre në komunat më shumicë serbe?

Shkruan: Afrim Kasolli

 

Në një kohë kur gara për zgjedhjet komunale ka filluar të intensifikohet gjithnjë e më shumë, sidomos në qytetet e mëdha si Prishtina, Prizreni dhe Mitrovicën e Jugut, si dhe Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet i bllokuar fundi të cilës nuk shihet në horizont, në anën tjetër në komunat me shumicë serbe po ashtu po zhvillohen disa procese tjera paralele lidhur me zgjedhjet e 12 tetorit. Fillimisht, disa nga partitë opozitare serbe në Kosovë kanë paralajmëruar se janë duke e shqyrtuar opsionin e bashkimit të tyre nën një platformë unike politike, dhe e cila do të ofrohet si alternativë ndaj fitueses së deritashme të zgjedhjeve në këtë komunitet, atë të Listës Serbe.

Sipas mediumit Evropa e Lirë , disa nga protagonistë e kësaj nisme, kanë pohuar se “janë të gatshëm për të bashkëpunuar me të gjithë te tjerë t, përveç me zyrtarët e lartë të Listës Serbe, që përkrahet nga Beogradi”. Se sa do të ketë sukses kjo përpjekje, si dhe se do të ofronte një ndryshim politik nga qëndrimi zyrtar për shtetin e Kosovës të partisë fituese të deritanishme të zgjedhjeve te serbet, mbetet të shihet. Ndonëse nuk ka dyshim se krijimi i një ambienti politik sa më pluaral në atë komunitet është edhe në interes të shtetit të Kosovës. Sipas, analistit politik, Ognjen Gogiq, shkruan i njëti medium, aktualisht tek “opozitarët serbë në Kosovë ende nuk ka një vetëdije të pjekur për bashkim, prandaj edhe nuk pritet që Lista Serbe të rrezikohet as në këtë garë lokale”. Mirëpo, krahas këtyre shkaqeve të sipër cekura, ekzistojnë edhe faktor tjerë që e pamundësojnë këtë projekt. Gurakuç Kuçi nga Instituti Octopus , duke ju referuar Drejtori i Zyrës për “Kosovë dhe Metohi”, Petar Petkovic, për ndihmën e re financiare të shtetit serb për qytetarët e kë tij komuniteti në Kosovë , ka shkruar se kjo paketë e re është e lidhur ekskluzivisht me manipulimin e vullnetit politik të këtyre qytetarëve.

I njëjti zyrtar i Qeverisë serbe, ka deklaruar, se “përveç ndihmës që u japim njerëzve tanë në fillim të vitit, dhe vëmendjes së veçantë ndaj më të cenueshmëve socialë, dhe ndarjes së 20.000 dinarëve për 5.000 persona çdo muaj, ne po prezantojmë një masë tjetër të tillë duke filluar nga vjeshta. Do të ofrojmë një ndihmë mujore prej 20.000 dinarësh për 5.000 persona të tjerë në Kosovë dhe Metohi.”

Në këtë drejtim kjo asistencë re nuk është asgjë tjetër pos vazhdim metodave të vjetra subversive të blerjes së votave në atë komunitet në favor të Listës Serbe. Siç dihet deri më tani Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti të gjitha masat e ndërmarra në pjesën veriore, i ka justifikuar më nevojën e çlirimit të atij komuniteti nga tutela e regjimit të Aleksandër Vuciqit. Me theks të veçantë ka qenë ajo për ndalimin e dinarit serb. Masë edhe e cila ishte shndërruar në burim të përplasjeve ndërmjet Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë . Madje, pikërisht për shkak të disa veprimeve në atë pjesë , Kosova është vendosur nën masa sanksionuese nga Bashkimi Evropian.

Në këtë kontekst, këto zgjedhje do të jenë edhe një test serioz për Qeverinë e Kosovës, se sa ka arritur të ketë sukses te ky komunitet. Madje ka dyshime se pikërisht edhe bllokada aktuale në formimin e institucioneve të daluara nga zgjedhjet e 9 shkurtit lidhet me skenarin se rikthimit të Listës Serbe në katër komunat veriore.

Një epilog i tillë i pritshëm do të nënkuptonte se përsëri ato komuna do të qeverisin nën ndikimin e vullnetit politik të Beogradit. Dhe si i tillë do të shënonte në goditje për kryenarracionin e pushtetit aktual mbi “çlirimin” komunitetit serb