Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka bërë apel që të merret parasysh njoftimi nga Instituti Hidrometeorologj i Koosvës sa i përket rrezikut nga temperaturat e larta.
Sipas njoftimit thuhet se temperatura maksimale 38°C – kushtet e motit jashtëzakonisht të rrezikshme, veçanërisht nëse zgjatë disa ditë rresht.
Reagimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Ju lutemi merrni parasysh njoftimin nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës!
22 – 26/07/2025
KOSOVË -Temperatura të lartë
Temperatura e lartë për Kosovën – e kuqe. Temperatura maksimale ≥ 38°C – Kushtet e motit jashtëzakonisht të rrezikshme, veçanërisht nëse zgjatë disa ditë rresht. Jetët e rrezikuara të njerëzve (veçanërisht për të sëmurët kronikë, personat nën terapi dhe kontroll mjekësor) dhe kafshëve. Probleme në furnizimin me ujë, energji elektrike, Vështirësi në trafik. Kushtet e motit jashtëzakonisht të favorshme për zjarre në pyje dhe të tjera.